Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
VETËVENDOSJE! thërret për Bojkot të Produkteve të Serbisë – Malisheva Press

VETËVENDOSJE! thërret për Bojkot të Produkteve të Serbisë

bojkoto produktet e serbiseLëvizja VETËVENDOSJE! përmes një komunikate ka bërë të ditur se sot ka rifilluar fushatën e saj ‘’Bojkoto Produktet e Serbisë!” me ç’rast ka shpërndarë fletushka në disa markete të mëdha ku i është bërë thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë këto produkte.
Sipas kësaj lëvizje ‘’ Që nga viti 2002 e deri më sot, qytetarët e Kosovës si konsumatorë ia kanë dhënë Serbisë 3 miliardë euro, ndërkaq vetëm në vitin 2014 nga konsumi i mallrave të saj Serbia i ka fituar 371 milionë euro në Kosovë.’’
Në fund kjo lëvizje thotë se do vazhdojë fushatën saj për bojkot të produkteve serbe pavarësisht siç thonë ata “që kohë pas kohe edhe do të pengohet nga bashkëpunëtorët e saj, siç është Ramiz Kelmendi dhe Kompania e tij ETC! Vetëm në këtë mënyrë ne e dobësojmë Serbinë dhe e forcojmë Kosovën’’

Lexoni të plotë komunikatën:

Bojkoto Produktet e Serbisë!

Sot, më 28 dhjetor, Lëvizja VETËVENDOSJE! e rifilloi fushatën e saj të mirënjohur “Bojkoto Produktet e Serbisë!”, me ç’rast në disa markete te mëdha, të në të gjitha qytetet e Kosovës, u shpërndanë fletushka, në të cilat bëhet thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë këto produkte.

Serbia në Kosovë po fuqizohet çdo ditë e më shumë edhe politikisht edhe ekonomikisht. Që nga viti 2002 e deri më sot, qytetarët e Kosovës si konsumatorë ia kanë dhënë Serbisë 3 miliardë euro, ndërkaq vetëm në vitin 2014 nga konsumi i mallrave të saj Serbia i ka fituar 371 milionë euro në Kosovë. Me anë të këtij aktiviteti Lëvizja VETËVENDOSJE! edhe njëherë tërhoqi vëmendjen për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, se vetëm duke i bojkotuar këto produkte, do ta dëmtojmë Serbinë, do ta stimulojmë konsumin e produkteve vendore, e rrjedhimisht sado pak do ta përmirësojmë ekonominë e vendit.

Se Serbia ka bashkëpunëtorë që kujdesen që ajo t’i plasojë dhe të shesë produkte në tregun e Kosovës u përkujdesën të na e bëjnë me dije stafi i marketit ETC, të Ramiz Kelmendit. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, u sulmuan dy herë nga stafi i këtij marketi.

Ata i zvarritën aktivistët deri ne dalje të marketit duke i ofenduar, ndërsa një aktivist i cili xhironte më telefon u kap për fyti nga sigurimi dhe gjithashtu iu rrëmbye telefoni ku u fshi pothuajse i gjithë incizimi. Grupin e dytë te aktivistëve që shpërndanin fletushka, sigurimi i këtij marketi i rrëmbeu në një zyrë të këtij objekti, nga ku i kërcënoi dhe ua rrëmbeu materialet (fletushkat).

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë të thërrasë fuqishëm në bojkot të produkteve të Serbisë, e për blerjen e produkteve vendore, pavarësisht që kohë pas kohe edhe do të pengohet nga bashkëpunëtorët e saj, siç është Ramiz Kelmendi dhe Kompania e tij ETC! Vetëm në këtë mënyrë ne e dobësojmë Serbinë dhe e forcojmë Kosovën.
28 dhjetor 2014
Lëvizja VETËVENDOSJE!

 

bojkoto produktet e serbise

foto bojkoto