Vetëvendosje, sot mban tubim kundër klanit “Pronto” (Foto)

levizja fotoLëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që t`i bashkohen tubimit mobilizues kundër klanit “Pronto” siç thonë ata, tubim ky i cili do të mbahët sot në Sallën e Kuqe në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

“Ftojmë qytetarët të bashkohen në tubimin e sotëm. Mbi një vit rezistencë rezultoi me fitore ndaj klanit “Pronto”. Mobilizimi vazhdon…”, ka shkruar Vetëvendosje.

Më poshtë njoftimi i plotë i VV-së:

Ftojmë qytetarët të bashkohen në tubimin e nesërm. Mbi një vit rezistencë rezultoi me fitore ndaj klanit “Pronto”.

Folës:
– Albin Kurti,
Aida Dërguti,
Shpend A. Ahmeti dhe
Visar Ymeri

Mobilizimi vazhdon…

foto-2