Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje në Damanek: Përmes ”Zajednicës” po gatuhet një luftë e re për fëmijët tanë – Malisheva Press

Vetëvendosje në Damanek: Përmes ”Zajednicës” po gatuhet një luftë e re për fëmijët tanë

DAMANEK 2
Lëvizja VETËEVENDOSJE në kuadër të aktiviteteve të saj në kundërshtim të marrëveshjeve për Asociacionin/Zajednicën dhe Demarkacioni me Malin e Zi ka mbajtur mbrëmë një takim me banorët e disa lagjeve të fshatit Damanek. Hysen Durmishi nga Vetëvendosje në fjalimin e tij tregoi për përmbajtjet e marrëveshjeve të nënshkruara në mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë dhe dëmit të madh që ato i sjellin vendit. Ndër të tjera Durmishi tha se ‘’këto marrëveshje ndalen vetëm me moblizim qytetar i cili do i detyron qeveritarët ose të heqin nënshkrimet e tyre nga këto marrëveshje ose që të japin dorëheqje’’ .

Durmishi shtoi se nëse gjeneratat e sotit nuk mobilizohen për ta ndalur jetësimin e Zajednicës atëherë kjo do ti kushtojë Kosovës dhe gjeneratave të ardhshme të cilave po u gatuhet një luftë.

Në lidhje me mobilizimin qytetar foli edhe Alban Krasniqi i cili tha se peticioni i cili po vazhdon të nënshkruhet nga qytetarët e Malishevës është mjaft i rëndësishëm në kundërshtimin e marrëveshjeve pasi që përmes tij tregohet vullneti i qytetarëve të cilët nuk po pyetën fare kur po merren vendime të tilla. Ai ndër të tjera tha se’’ peticioni është edhe një formë e shprehjes e cila në shtetet normale bëhet përmes referendumit por që në Kosovë atë e kanë pamundësuar pikërisht kjo klasë që po udhëheq tani me vendin’’

Gjatë takimit kishte pyetje dhe komente nga të pranishmit të cilët përmes referencave historike tregonin ngjashmëritë e proceseve të dëmshme dhe nevojën për mobilizim qytetarë deri në protesta dhe demonstrata./malishevapress/