Vetëvendosje në shënim të Ditës së Librit viziton Bibliotekën e Qytetit në Malishevës (Foto)

Sot, në shënim të ditës botërore të librit, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Malishevë, ka vizituar bibliotekën e qytetit dhe në këtë rast simbolikisht në mbështetje të bibliotekës, ata i kanë dhuruar disa ekzemplar të librave.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të VV-së në facebook, ku përveç tjerash, anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e këtij subjekti janë zotuar se “do të jetë përkushtim i tyre që biblioteka në Malishevë të ketë trajtim të dinjitetshëm institucional e shoqëror dhe që dashamirëve të leximit tu krijohen kushte të mirëfillta që sot fatkeqësisht po u mungojnë” thuhet mes tjerash në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.