Vetëvendosje në Malishevë përkujton martirët e masakrës së Burimit (Foto)

Një delegacion i aktivistëve të Lëvizjes VETËVEENDOSJE! Qendra në Malishevë, ka bërë sot homazhe në përkujtim të martirëve të rënë në masakrën e Burimit. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të VV-së në Malishevë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!:

Sot u bënë 19 vite nga Masakra e Burimit, në të cilën u vranë dhe u masakruan 42 qytetarë shqiptarë  nga forcat pushtuese serbe. Në nderim të martirëve, sot  kemi bërë homazhe pranë varreve të tyre dhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e ngjarjes në fshatin Burim.

Rënia heroike e Dëshmorëve të Kombit, si dhe rënia e mijëra civilëve të vrarë e të masakruar, janë dëshmi e përpjekjes së pareshtur të popullit shqiptar për liri.

Lavdi Dëshmorëve dhe gjithë të rënëve tjerë për Liri!