Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje në Malishevë përkrahë protestën e qytetarëve për rrugën Malishevë-Kijevë (Foto) – Malisheva Press

Vetëvendosje në Malishevë përkrahë protestën e qytetarëve për rrugën Malishevë-Kijevë (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje qendra në Malishevë, ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me protestën e qytetarëve të komunës së Malishevës për rrugën Malishevë Kijevë.

Me anë të kësaj komunikate VV ka thënë se e “mbështet pa rezervë protestën e organizuar sot nga banorët e fshatrave që lidhen me rrugën Malishevë- Kijevë e cila është dëmtuar dhe lënë në gjendje të mjerueshme nga niveli qendror dhe nga mosinteresimi i nivelit lokal”. Po sipas VV-së Ndërprerja e këtyre punimeve përbënë diskriminim ndaj banorëve të kësaj ane si nga qeverisjes qendrore ashtu edhe nga niveli lokal, që bazuar në praktikat e së kaluarës na bënë të kuptojmë se edhe në këtë rast Komuna e Malishevës ka diskriminuar qytetarët mbi bazën e bindjeve partiake dhe klienteliste të partisë në pushtet”.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje:

Rruga Malishevë-Kijevë kërkon zgjidhje urgjente, jo fjalë boshe!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, mbështet pa rezervë protestën e organizuar sot nga banorët e fshatrave që lidhen me rrugën Malishevë- Kijevë e cila është dëmtuar dhe lënë në gjendje të mjerueshme nga niveli qendror dhe nga mosinteresimi i nivelit lokal.
Mijëra euro dëme, vështirësim në qarkullim, rrezikim jetësh nga aksidentet, dëmtim biznesesh, janë vetëm disa nga pasojat e rrugës së braktisur nga institucionet. Kërkesa e vetme e banorëve të këtyre fshatrave është rregullimi urgjent i rrugës ashtu siç ishte premtuar me 10 tetor 2017 kur ishte thënë nga Ministri Lekaj dhe kryetari Begaj se do përfundonte brenda pak muajsh.
Ndërsa sot pas 11 muajsh nuk dihet ende nëse kjo rrugë është kontraktuar, kush është kompania, pse janë ndalur punimet dhe nga kush janë ndalur! Ndërprerja e këtyre punimeve përbënë diskriminim ndaj banorëve të kësaj ane si nga qeverisjes qendrore ashtu edhe nga niveli lokal, që bazuar në praktikat e së kaluarës na bënë të kuptojmë se edhe në këtë rast Komuna e Malishevës ka diskriminuar qytetarët mbi bazën e bindjeve partiake dhe klienteliste të partisë në pushtet. 

Rruga Malishevë-Kijevë e gjatë afër 15 kilometra frekuentohet gjatë ditës nga mijëra banorë të komunës së Malishevës dhe njëherit kjo rrugë përbën njërën nga arteriet kryesore që lidhë Malishevën me fshatrat: Kijevë, Bubavec, Drenoc, Lubizhdë, Mirushë, Damanek, Turjakë, Bubël, Qypevë, Panorc, Rudë, Llapqevë, Mleqan, Pllaqicë dhe Gulluboc., si dhe përmes kësaj komuna e Malishevës lidhet edhe me vendbanimet e komunave tjera.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet kërkesat legjitime të qytetarëve dhe njëkohësisht kërkon nga Ministria dhe nga Komuna e Malishevës që sa më parë ti bëjnë transparente të gjitha procedurat tenderuese që lidhem me këtë rrugë, po ashtu ne kërkojmë që si Ministria, ashtu dhe Komuna, krahas kërkim faljes ndaj banorëve për problemin dhe telashet e shkaktuara, menjëherë të fillojnë trajtimin më prioritet të këtij projekti dhe ta rregullojnë rrugën e shkatërruar. Sepse në të kundërtën ashtu siç u shpreh edhe njëri nga protestuesit se “nëse rruga nuk do të shtrohet, protestat do të shtohen”, pra do të përballën me rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve dhe me protestat e vazhdueshme, nga se banorët janë shprehur të gatshëm ti shkojnë deri në fund realizimit të kërkesës së tyre jetike.

Po ashtu, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është e papranueshme sjellja e kryetarit Begaj, i cili sot u mundua të shfajësohet para protestuesve, duke tentuar ti ikë përgjegjësisë që ka, duke harruar kështu se është vet ai që në të shumtën e rasteve i zë ballinat e medieve duke prerë shiritat në projekte të nivelit qendror, ndërsa aty ku projektet dështojnë si zakonisht tërhiqet dhe kërkon që fajin ta hedhë diku tjetër.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Malishevë, 12.09.2018.