Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje: Në Malishevë nuk mund të ketë dëgjime publike nga ata që nuk dëgjojnë kërkesat e qytetarëve – Malisheva Press

Vetëvendosje: Në Malishevë nuk mund të ketë dëgjime publike nga ata që nuk dëgjojnë kërkesat e qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë nëpërmjet një komunikate për media ka kritikuar mënyrën se si komuna e Malishevës ka mbajtur dëgjimet publike me qytetarë lidhur me projekt buxhetin e komunës për vitin 2019.

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare në facebook, Vetëvendosje, ka listuar një varg argumentesh pse sipas tyre këto debate janë të dështuara.Mos informimi i qytetarëve për pjesëmarrje në debatet publik lidhur me projekt-buxhetin komunal, mos pjesëmarrja e kryetarit Begaj në këtë diskutim publik për të cilin është i obliguar ligjërisht, prezantimi shkel e shko i projekt-buxhetit pa asnjë informacion përkatës se kah do të orientohen mjetet, mungesa e drejtorëve komunal, mos transmetimi direkt i këtij debati si dhe niveli i dobët organizativ” sipas VV-së janë vetëm disa nga arsyet pse këto debate publike janë të dështuara.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:

NUK MUND TË KETË DËGJIME PUBLIKE NGA ATA QË JANË TË SHURDHËR NDAJ KËRKESAVE TË QYTETARËVE

Edhe sot Komuna e Malishevës ka vazhduar ciklin e saj të dëgjimeve kinse publike me qytetarë për projekt-buxhetin e komunës për vitin 2019. Si në secilin rast tjetër edhe sot me një informim gjysmak Komuna e Malishevës tentoi të mbajë dëgjim publik me qytetarë. Megjithatë pjesëmarrja e vogël e qytetarëve edhe kësaj here si çdoherë tjetër shpërfaqi më së miri mos transparenca e komunës ndaj qytetarëve dhe mbylljen hermetike të saj në raport me qytetarët.

Si duket kryetari Begaj dhe kabineti i tij qeverisës po harrojnë se organizimi i dëgjimeve publike me qytetarë është obligim ligjor. Begaj dhe vartësit e tij po vazhdojnë logjikën e njëjtë të shkeljes së procedurave ligjore dhe administrative, duke shmangur në çfarëdo forme obligimet ligjore në bazë të të cilave ata do duheshin të silleshin, të qeverisnin dhe të menaxhonin me paranë publike.

Mos informimi i qytetarëve për pjesëmarrje në debatet publik lidhur me projekt-buxhetin komunal, mos pjesëmarrja e kryetarit Begaj në këtë diskutim publik për të cilin është i obliguar ligjërisht, prezantimi shkel e shko i projekt-buxhetit pa asnjë informacion përkatës se kah do të orientohen mjetet, mungesa e drejtorëve komunal, mos transmetimi direkt i këtij debati si dhe niveli i dobët organizativ, tregon  më së miri se si komuna në çfarëdo forme dëshironte veçse ti largonte edhe ata pak qytetarë që ishin në sallë, shumica e të cilëve ishin prezent falë njoftimit të bërë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! e që kishin ardhur ti shprehnin kërkesat e tyre dhe të banorëve tjerë të fshatrave prej nga ata vijnë, shumica e qytetarëve e lëshuan sallën në shenjë proteste pak minuta pasi filloi takimi.

Kjo formë e dëgjimit publik e organizuar sot, ngjashëm si çka ndodhur edhe në diskutimet e mëhershme nuk janë asgjë e re, përkundrazi ky është modeli i punës dhe i veprimit të qeverisjes Begaj, që edhe kësaj radhe në mënyrë maskine e tinëzare tentuan që me një pjesëmarrje krejtësisht të vogël të qytetarëve të kamuflonin kinse po mbahen diskutime publike për buxhetin, e realisht e vërteta e gjithë kësaj është se mbrapa këtij skenari Begaj dhe kabineti i tij tashmë e dinin saktë se në cilat fshatra e lagje do ti orientojnë paratë e buxhetit komunal. Sipas këtij skenari që tashmë qytetarët e Malishevës e kanë të qartë se do të ndodh po e njëjta logjikë e investimeve dhe e projekteve. Projekt-buxheti komunal për vitin 2019 nëse do të realizohet sipas skenarit të qeverisjes Begaj, do të ketë për bazë investime të ndara dhe të kategorizuara jo sipas prioritetit dhe interesit të qytetarëve, por sipas bindjeve politike dhe interesave klanore. Kjo do të thotë se harta e investimeve kapitale nga qeverisja Begaj do të bazohet kryekëput mbi orientimi partiak dhe klanor të tij dhe rrjetit klientelist të subjektit politik të tij.

Kjo logjikë e qeverisjes duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë. Mënyra e çdo organizimi qytetarë, përfshirë këtu edhe organizimin e debateve publike, duhet ndryshuar radikalisht, sepse qytetarët nuk janë aty veç për të folur dhe për t’ju dëgjuar. Por mbi të gjitha kërkesat e tyre duhet të trajtohen dhe të merren seriozisht.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Malishevë