Vetëvendosje në Malishevë mobilizohet për zgjedhjen e Kryetarit të Qendrës (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë dje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Qendrës. Me qrast ka diskutuar rreth mobilizimit për zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës së këtij subjekti politikë në Malishevë.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të plotë të VV-së në faqen zyrtare të tyre në facebook.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të VV-së:

Sot, u mbajt mbledhja e III-të e radhës e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari Albin Kurti.

Delegatët e pranishëm në mbledhje patën rastin për të bashkëbiseduar për gjendjen aktuale në vend dhe për sfidat e organizatës tonë dhe rolin vendimtarë që ka Lëvizja në zhvillimet e fundit politike, rol të cilin po e dëshmon duke treguar vazhdimisht se Lëvizja është subjekti i vetëm politikë i vërtetë në vend dhe shpresa e vetme e qytetarëve për ndryshim.

Po ashtu, në këtë mbledhje me theks të veçantë u diskutua për shtrirjen dhe zgjerimin e organizatës sonë në terren si dhe për mobilizimin për procesin e brendshëm zgjedhor për kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë, proces ky që ka filluar ditë më parë e që në ditët në vijim do të rritet dinamika e punës dhe e aktiviteteve tona në mënyrë që edhe më tejë ta thellojmë procesin demokratikë brenda organizatës sonë.