Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje në Malishevë mobilizohet për zgjedhje (Foto) – Malisheva Press

Vetëvendosje në Malishevë mobilizohet për zgjedhje (Foto)

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, dje ka mbajtur mbledhjen e përbashkët me strukturat organizative të saj. Në këtë mbledhje nga të pranishmit është diskutuar për mobilizimin gjatë procesit zgjedhor, dhe për aktivitetet të cilat do të bëjnë të mundur fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 11 qershorit.

Më poshtë keni postimin e plotë të VV-së:

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, sot mbajti mbledhjen e përbashkët mobilizuese me strukturat udhëheqëse të pikave. Në këtë mbledhje u diskutua për mobilizimin gjatë procesit zgjedhor.

Nga pjesëmarrja e aktivistëve u vrejt gadishmëria, vullneti dhe besimi i tyre për ndryshim.
Alban Krasniqi, Kordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë, bëri thirrje për mobilizim të të gjithë aktivistëve, “sepse vetëm puna dhe angazhimi i secilit prej nesh është garantues i ndryshimit të shumëpritur, ndryshim i cili vjen vetëm me fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!” u shpreh ai.