Vetëvendosje në Malishevë shpallë zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë, sot përmes një njoftimi zyrtarë ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës në Malishevë. “Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e interesuar për të kandiduar për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës më së largu deri në datën 26 maj 2018, ora 17:00, pranë zyrës së Lëvizjes në Malishevë. Sipas Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!” thuhet mes tjerash në njoftimin e publikuar nga ky subjekt politik.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të VV-së:

Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë.

Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës.
Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e interesuar për të kandiduar për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës më së largu deri në datën 26 maj 2018, ora 17:00, pranë zyrës së Lëvizjes në Malishevë.

Sipas Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZP-ja do të bëjë verifikimin e tij dhe do ta pajisë kandidatin me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Të gjithë anëtarët e Qendrës në Malishevë do të kenë mundësinë që të votojnë për pozicionin e kryetarit të Qendrës sipas parimit “një anëtar një votë”.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të bëhen pjesë e këtij procesi të brendshëm zgjedhor, në mënyrë që së bashku ta konsolidojmë edhe më shumë demokracinë e brendshme të organizatës sonë.

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Malishevë