Vetëvendosje në Malishevë: Asfalti i fushatës që nuk qëndron as deri më 22 tetor

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë, me anë të një komunikate për media ka reaguar lidhur me projektet e fundit të qeverisjes komunale, që sipas tyre janë projekte të bëra për fushatë dhe për blerje votash. Po ashtu, në këtë reagim të VV-së thuhet se: “Qytetarët e Komunës së Malishevës kanë nevojë për rrugë cilësore dhe infrastrukturë me projekt e jo asfalt që nuk i reziston as shiut të parë. Investimet që po bëhen natën, në kushte atmosferike të pa favorshme, duke i ndarë lagjet e fshatrat e Komunës tonë janë investime për të mashtruar qytetarët e jo për të zgjidhur problemet që kanë.

Modeli që po praktikon z.Begaj dhe NISMA është modeli i Isni Kilajt dhe PDK-së, që në vitin 2013 i kushtoi me humbje. Qytetarët e Komunës së Malishevës nuk mashtrohen, nuk përulen dhe nuk nënshtrohen para asnjë lloj pushteti e mashtrimi të tij”

Më poshtë keni komunikatën e plotë të Vetëvendosjes:

Ditëve të fundit janë shpeshtuar investimet e fushatës në asfaltimin e rrugëve nga qeverisja në ikje e Ragip Begajt. Pavarësisht që publikisht z.Begaj kishte premtuar që nuk do të bënte investime në fushatë, sepse ato investime përgjithësisht janë pa projekt, me cilësi të dobët dhe të dështuara, ai nuk e mbajti as këtë premtim.

 Mos mbajtja e premtimeve nga z.Begaj është bërë praktikë që i ka kushtuar shumë qytetarëve të Malishevës në 4 vitet e qeverisjes së tij. Për ne nuk është risi, sepse ai disa herë publikisht ka mashtruar dhe gënjyer si për punët e dështuara të NISMËS, po ashtu edhe kundër kundërshtarëve të tij.

Asfalti i votave është emri i ri i këtyre investimeve, asfalt me trashësinë e një tepihu i shtruar natën dhe me cilësi shumë të dobët.

 Qytetarët e Komunës së Malishevës kanë nevojë për rrugë cilësore dhe infrastrukturë me projekt e jo asfalt që nuk i reziston as shiut të parë. Investimet që po bëhen natën, në kushte atmosferike të pa favorshme, duke i ndarë lagjet e fshatrat e Komunës tonë janë investime për të mashtruar qytetarët e jo për të zgjidhur problemet që kanë.

Modeli që po praktikon z.Begaj dhe NISMA është modeli i Isni Kilajt dhe PDK-së, që në vitin 2013 i kushtoi me humbje. Qytetarët e Komunës së Malishevës nuk mashtrohen, nuk përulen dhe nuk nënshtrohen para asnjë lloj pushteti e mashtrimi të tij.

 Ju bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të nisin hetimet për abuzimet e pushtetit në ikje me buxhetin e Komunës. Paratë e buxhetit të komunës janë para të qytetarëve që duhet shpenzuar me plan dhe në formë racionale, e jo të përdoren për mashtrim e blerje votash!

Të gjitha projektet e fushatës do ti nënshtrohen një vlerësimi nga qeverisja e re dhe për çdo shkelje fjalën e fundit do të thonë organet e drejtësisë, ndërsa pushteti ne ikje do të jap llogari.

Me asnjë lloj mashtrimi nuk ndalet fitorja e qytetarëve për ndryshim.

 Lëvizja VETËVENDOSJE!  Qendra në Malishevë!