Vetëvendosje nderon martirët e rënë në fshatin Llapqevë (Foto)

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Malishevë, sot ka bërë nderime pranë pllakës së martirëve të fshatit Llapqevë të rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Dy anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e VV-së të shoqëruar edhe nga aktivistët tjerë nga ky subjekt politik kanë nderuar të rënët e kësaj masakre.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të publikuar në facebook, nga asamblisti Ilaz Krasniqi, i cili mes tjerash ka thënë se “Ne të gjallëve na takon të kërkojmë pareshtur drejtësi dhe të mos lejojmë të na kaplojë harresa kolektive”.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të asambleistit Krasniqi:

Sot, bëmë homazhe në nderim të martirëve të fshatit Llapqevë të cilët u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Qytetarë të pafajshëm në mesin e të cilëve edhe fëmijë mizorisht u vranë nga shteti pushtues serb i cili ende nuk e mori dënimin për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve të cilët ende me plagë të pashëruara lëngojnë nga mungesa e drejtësisë e cila po i mohohet padrejtësisht si nga politika institucionale vendore, po ashtu edhe nga ajo ndërkombëtare.

Ne të gjallëve na takon të kërkojmë parreshtur drejtësi dhe të mos lejojmë të na kaplojë harresa koletive.
Lavdi martirëve të rënë për Liri!