Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje nderon Komandant Kumanovën në 20 vjetorin e rënies së tij (Foto) – Malisheva Press

Vetëvendosje nderon Komandant Kumanovën në 20 vjetorin e rënies së tij (Foto)

Sot, në 20 vjetorin e rënies heroike të Ismet Jasharit Komandant Kumanova, Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Malishevë, ka bërë homazhe përkujtimore në nderim të veprës heroike të Komandant Kumanovës dhe dëshmorëve të rënë për liri.

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë përmes një postimi të publikuar në faqen e saj në facebook është shprehur se “Ne përulemi me respekt dhe krenari para veprës sublime të Komandant Kumanovës dhe gjithë dëshmorëve të kombit të cilët ranë për mbrojtjen dhe bashkimin e popullit shqiptar dhe të trojeve shqiptare.
Prandaj, duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit ne nderojmë historinë e lavdishme të popullit tonë, ne nderojmë atdheun tonë”.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të VV-së:

Sot, në shënim të 20 vjetorit të rënies heroike të Ismet Jasharit Komandant Kumanovës, nderuam veprën sublime të tij dhe dëshmorëve tjerë të rënë për liri.

Ne përulemi me respekt dhe krenari para veprës sublime të Komandant Kumanovës dhe gjithë dëshmorëve të kombit të cilët ranë për mbrojtjen dhe bashkimin e popullit shqiptar dhe të trojeve shqiptare. 
Prandaj, duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit ne nderojmë historinë e lavdishme të popullit tonë, ne nderojmë atdheun tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Kumanovës dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit!