Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje me aksion: Djemve tenderat, Serbisë Zajednicën – Malisheva Press

Vetëvendosje me aksion: Djemve tenderat, Serbisë Zajednicën

djemve_tenderatvvRreth orës 16:00, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje shkruan parullën “Djemve Tenderat, Serbisë Zajednicën!”, në muret e ndërtesës së Qeverisë.

Aty foli Frashër Krasniqi, zëdhënës i kësaj partie.

“Gjendja në të cilën ka ardhur shteti i Kosovës është bërë e padurueshme. Kjo ngase me vendin tonë po qeverisin ca kusarë të cilët djemve të tyre ua japin tenderat kurse Serbisë territorin e Kosovës. Ata po e marrin buxhetin e popullit të varfër të Kosovës, për t’ia dhënë në formë tenderash djemve dhe vëllezërve të tyre, kurse territorin dhe resurset tona, po ia japin Serbisë përmes Zajednicës”, ka thënë Krasniqi.

“Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë ngase vetëm dy rrugë janë të mundshme: ose shteti i Kosovës do të dështojë plotësisht dhe do të ndahet në vija etnike, ose qytetarët do të mobilizohen për ta mbrojtur Republikën. Normalisht, që kjo e fundit do të ndodh patjetër”, ka shtuar ai.