Vetëvendosje mban Këshillin e Përgjithshëm, paralajmëron protesta

foto 3

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm ku fjalën e mori kryetari i kësaj Lëvizje, Visar Ymeri.

Ymeri tha se Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se po vazhdon të forcohet dhe sipas tij, mbi 30 % të strukturave udhëheqëse janë femra.

“I kemi pasur mbi 4000 anëtarësime të reja, qytetarët dhe Lëvizja janë të bashkuar çdoherë për të ndalur projektet të cilat janë të dëmshme për Kosovën, ne nuk jemi të etur për pushtet sepse synim kemi që pushtetin të ua kthejmë qytetarëve, ne kemi alternativën tonë politike e cila vazhdon të na mbajë të fuqishëm gjë që tregon që Lëvizja Vetëvendosje në të gjitha sondazhet po vazhdon të ketë rritje”, ka thënë Ymeri, njofton Klan Kosova.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka ripërsëritur edhe njëherë se se janë të vendosur që të ndalin votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Ne jemi të vendosur që ta ndalim Demarkacionin që të mos votohet në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje qysh tash pas kësaj mbledhje do të fillojë të merret me organizimin e protestave të cilat do të jenë kundër demarkacionit”.