Vetëvendosje kërkon që Pishina e Banjës të mbetët në menaxhimin e Komunës së Malishevës

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Malishevë e cila po mbahet sot dhe ku pikë e rendit të ditës është Dhënia në shfrytëzim e Pishinës së Banjës, pas një debati të gjerë anëtari i Kuvendit Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka kërkua nga asamblistët që pishina e Banjës të mbetët në menaxhimin e komunës, duke dhënë kështu një varg argumentesh pse kjo pishinë si pasuri publike e komunës të mbetët në menaxhim të saj. Po ashtu, Krasniqi ka kërkuar që disa kategori sociale siç janë: pensionistët, kategoritë e dala nga lufta, rastet sociale dhe anëtarët e klubeve të notit të jenë të liruar nga pagesa. Sipas Krasniqit nën menaxhimin e komunës do të ishte e mundur që edhe çmimet të jenë më të ulëta dhe në këtë mënyrë shfrytëzimi i pishinës do të ishte në interes të qytetarëve e jo në interes të grupeve të caktuara të cilat e shfrytëzojnë atë për interesa te veta duke e dëmtuar gjepin e qytetarëve.