Vetëvendosje kërkon mbështetje financiare nga qytetarët (VIDEO)

vv-2Përmes kësaj videoje, Aida Dërguti, Albin Kurti e deputetë të tjerë po tregojnë për aktivitet e partisë së tyre, njofton Klan Kosova.

E për këto angazhime, por edhe për ato të ardhmet që do t’i bëjnë, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon financim nga qytetarët e bizneset.

E kjo është hera e dytë brenda 7 muajve që ky subjekt politik po kërkon mbështetje, këtë herë edhe me para, nga qytetarët.

Krasniqi po thotë se një gjë e tillë lejohet edhe me ligj.

Bile një praktikë e tillë sipas, Albert Krasniqit, hulumtues i lartë në KDI, aplikohet edhe në shtetet evropiane e ato amerikane.

Krasniqi thotë se kjo formë e sigurimit të fondeve duhet të aplikohet edhe nga partitë e tjera politike.

Sipas Krasniqit, në këtë mënyrë se si kanë vepruar partitë kosovare deri me tani, del se askush nuk e di se sa anëtarë kanë dhe si financohen ato.

Kronikë nga Arbesha Fazliu