Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje kërkon rikthimin e të drejtës së parkimit të veturave përgjatë rrugës Rilindja Kombëtare në Malishevë (Dokument) – Malisheva Press

Vetëvendosje kërkon rikthimin e të drejtës së parkimit të veturave përgjatë rrugës Rilindja Kombëtare në Malishevë (Dokument)

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Malishevë, ka dërguar në Kuvendin Komunal një kërkesë pr debat dhe vendimmarrje për rikthimin e të drejtës së parkimit të veturave përgjatë rrugs “Rilindja Kombëtare” në Malishevë, e drejtë kjo e cila është ndaluar para një viti nga Komuna e Malishevës.

Këtë e ka bërë të ditur Alban Krasniqi, anëtar i Kuvendit Komunal, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili përmes një statusi në facebook, ka publikuar kërkesën e drejtuar Kryesuesit të Kuvendit dhe Kryetarit të Komunës. Po ashtu, Krasniqi është shprehur se “Kësaj radhe Kuvendi i Komunës së Malishevës do tē veproj në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.
Zgjidhja afatgjate kërkon angazhim, profesionalizëm dhe gjithëpërfshirje ku komuna e bartë përgjegjësinë kryesore.
Malisheva duhet të lëvizë drejtë zhvillimit urban të planifikuar!”

Më poshtë keni postimin e plotë të z. Krasniqi:

Këtë javë kemi dërguar kërkesën për debat dhe vendimarrje për rikthimin e të drejtës së parkimit të veturave përgjatë rrugës Rilindja Kombëtare (Ibrahim Mazreku), e ndaluar para një viti nga komuna pa debat, pa konsultim me komunitetin dhe pa vendim të formës së shkruar.
Besoj që kësaj radhe Kuvendi i Komunës së Malishevēs do tē veproj në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.
Zgjidhja afatgjate kërkon angazhim, profesionalizëm dhe gjithpërfshirje ku komuna e bartë përgjegjësinë kryesore.
Malisheva duhet të lëvizë drejtë zhvillimit urban të planifikuar!