Vetëvendosje godet me vezë të prishura makinën e kryeministrit Mustafa

isa_vvPara pak minutash, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa derisa ky, nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, po shkonte në RTK ku ka emision tani.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila po e defunksionalizon shtetin tonë. Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës, perfundon kumtesa e VV-se.