Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje forcon strukturat e saj në Pagarushë dhe në Tërpezë të Poshtme (Foto) – Malisheva Press

Vetëvendosje forcon strukturat e saj në Pagarushë dhe në Tërpezë të Poshtme (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Malishevë, ka vazhduar me aktivitetet e saj zgjedhore për shtrirjen dhe zgjerimin e strukturave të saj. Aktivitetet e fundit zgjedhor nga ky subjekt politikë janë zhvilluar dje në dy fshatra të komunës së Malishevës, gjegjësisht Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur strukturat e saj në Pagarushë dhe në Tërpezë të Poshtme.

Këto dy aktivitete zgjedhore të janë bërë të ditura përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook.

Më poshtë keni postimin e plotë të VV-së:

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Malishevë po zgjerohet dhe fuqizohet vazhdimisht.

Sot, në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, ristrukturuam dy pikat tona në fshatrat Pagarushë dhe Tërpezë e Poshtme. Aktivistët tanë nga këto dy fshatra edhe njëherë dëshmuan vullnetin e pakontestueshëm, përkushtimin maksimal dhe besnikërinë e palëkundur që vazhdojnë ta kenë ndaj organizatës sonë.

Aktivistët e Lëvizjes kudo në secilën lagje e vendbanim të komunës së Malishevës vazhdojnë të jenë shembull i aktivizmit politikë dhe i zërit qytetarë.

Lëvizja po rritet gjithnjë e më shumë dhe po dëshmohet si alternativa e vetme për qytetarin.