Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje flet për ftesën që ua bëri Haradinaj, tregon a do të marrin pjesë në takim – Malisheva Press

Vetëvendosje flet për ftesën që ua bëri Haradinaj, tregon a do të marrin pjesë në takim

Kandidati për kryeministër nga radhët e Koalicionit PAN, Ramush Haradianaj ka ftuar në takim Isa Mustafën nga koalicioni LAA dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin, shkruan Periskopi.

Këtë ftesë për takim, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se do ta pranojë vetëm atëherë kur Haradinaj ta bëjë atë si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe si kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN.

Sipas Ymerit, në letrën që Haradinaj i kishte dërguar atij kuptohej se ai dëshironte takim, por se nuk ishte i qartë qëllimi i atij takimit, transmeton Periskopi.

“Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit per mbledhjen e parë. Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”, kishte shkruar Visar Ymeri në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ndërsa, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Shkodran Hoti ka thënë për Periskopin se qëndrimi i Vetëvendosjes vazhdon të mbetet i njëjtë.

Ai tha se nuk do të marrin pjesë në këtë takim, që Haradinaj e ka thirrur si kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN.

Ndryshe, të shtunën Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, ndërsa tani mund të fillojnë procedurat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë./Periskopi