Vetëvendosje dyfishon përfaqësimin në Kuvendin Komunal në Malishevë

Kordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Alban Krasniqi, nëpërmjet një statusi në facebook, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje, ka dyfishuar përfaqësimin e saj në Kuvendin Komunal të Malishevës. Bazuar në rezultatet e deritanishme të cilat nuk janë përfundimtare, sipas Krasniqit,. VV, ka siguruar katër asamblistë dhe është afër të siguroj edhe të pestin.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se Nisma dhe Ragip Begaj, do të përballën më së paku 3 kallëzime penale dhe padi për krim të organizuar dhe korrupsion.

Më poshtë keni postimin e plotë të z. Krasniqi: