Vetëvendosje cakton kryetarët e komisioneve parlamentare, këta janë emrat

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka caktuar kryetarët e komisioneve parlamentare.

Periskopi nëpërmjet burimeve ka marrë vesh emrat e të caktuarve për të udhëhequr komisionet që i takojnë Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së është caktuar deputetja Donika Kadaj-Bujupi, derisa kryetare komisionit e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale është caktuar deputetja Besa Baftiu.

Ismaj Kurteshi është deputeti që do të udhëheq me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndërsa, me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, po sikur mandatin e kaluar, do të jetë deputetja Albulena Haxhiu. /Periskopi/