Vetëvendosje bënë homazhe në Malishevë dhe Prekaz (Foto)

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Malishevë, sot ka bërë homazhe në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Anëtarët e Kuvendit Komunal nga ky subjekt politik të shoqëruar nga aktivistë të tjerë fillimisht kanë bërë homazhe të shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë, tek varrezat e dëshmorëve për të vazhduar më pas homazhet në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz. “Rezistencës heroike të Jasharajve, që ndryshe njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Idealet dhe sakrifica e tyre për liri, drejtësi dhe bashkim do të vazhdojnë të na udhëheqin në rrugëtimin tonë”. Thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes të publikuar në faqen zyrtare në facebook.

Më poshtë postimi i plotë i VV-së:

Sot, bëmë homazhe në përkujtim të 20 vjetorit të Rezistencës heroike të Jasharajve, që ndryshe njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Idealet dhe sakrifica e tyre për liri, drejtësi dhe bashkim do të vazhdojnë të na udhëheqin në rrugëtimin tonë.

Lavdi Jasharajve dhe gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!