Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vetëvendosje: Ata që thirren në Kushtetutë, e kanë shkelur vetë atë – Malisheva Press

Vetëvendosje: Ata që thirren në Kushtetutë, e kanë shkelur vetë atë

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se gjatë këtyre viteve ata që thirren ne emër të kushtetutës e kanë shkelur më së shumti këtë Kushtetutë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se vet hartimi i Kushtetutës është bërë pa pyetur qytetarët e Kosovës, që sipas saj për hartim të së njëjtës do  të duhej të pyetej çdo qytetar.

Haxhiu tha se Kushtetuta nuk është akti më i lartë pasi që mbi të ka qenë gjithnjë Pakon e Ahtisarit. Po ashtu, ajo bëri të ditur se si Vetëvendosje kanë bërë projektligjin për referendum dhe këtë javë do ta dërgojnë në Kuvend.

“Ende nuk kemi parë asnjë iniciativë për të dërguar në Kuvend projektligjin për referendum. Ne këtë javë do të dorëzojmë në kuvend projektligjin për referendum”, tha Haxhiu.

Sipas saj gjatë këtyre viteve ata që thirren ne emër të Kushtetutës e kanë shkelur më së shumti këtë Kushtetutë.

Haxhiu tha se edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë germë të saj pa e shkelur./KosovaPress/