Vetëvendosja dhe LDK-ja përcaktojnë fatin e Nismës dhe PDK-së në Malishevë

Tashmë kur rezultati i zgjedhjeve po vjen drejt fundit është bërë e qartë se do jetë në dorën e votuesve të Vetëvendosjes dhe LDK-së nëse Malishevën do ta qeverisë Mursel Gashi i PDK-së apo Ragip Begaj i Nismës.

Edhe pse Nisma ka fituar, në zgjedhjet e 22 tetorit megjithëatë nuk arriti të fitoj pa balotazh ashtu siç kishte pritur ky subjekt politikë që edhe pas raundit të parë të zgjedhjeve shpresa e fundit për të fituar i mbetët vetëm në Komunën e Malishevës.

Bazuar në rezultatet e deritanishme kur janë numëruar më shumë se 93% e votave vërhet një rënie e madhe e votave për Nismën, ndërsa një ngritje e lehtë e PDK-së, që ishte e mjaftueshme për ta siguruar balotazhin.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar 13.83% dhe LDK me 12.93% të votave të jenë përcaktuese për raundin e dytë të zgjedhjeve. Pra kush do të qeverisë me Malishevën në katër vitet e ardhshme fjalën e fundit do ta ketë elektorali i VV-së dhe LDK-së.