Veterani Ragip Bllaca varroset me nderime nga njësia ceremoniale e FSK-së (video)

Të dielën në varrezat e fshatit Bubavec është varrosur veterani i UÇK-së Ragip Bllaca.

Në varrimin e tij morën pjesë shumë qytetarë ndërsa arkivoli me trupin e tij u përcollë me nderime nga njësia ceremoniale e FSK-së.

Kjo është bërë e ditur edhe nga faqja zyrtare e fb e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Dega në Malishevë e cila ka falendëruar njësinë ceremoniale për pjesëmarrje dhe nderim.