Veteranët dalin tek ura e Ibrit, nuk iu lejohet t’i afrohen murit

foto-1Rreth 100 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë tubuar sot tek ura kryesore e Ibrit, në shenjë kundërshtimi të ndërtimit të murit në Mitrovicë, raporton KP.

Ka prezencë të shtuar të forcave të Policisë së Kosovës dhe nuk po lejojnë që veteranët t’i afrohen murit. Ndërkohë, është arritur një marrëveshje që vetëm 4 përfaqësues të veteranëve të afrohen afër murit.