Veseli në Malishevë kërkoi mbështetje për Gashin (Foto)

Në vazhdën e fushatës elektorale, sot në Malishevë ishte për vizitë  kryetari i PDK-së Kadri Veseli me bashkëpunëtorë, ai me këtë rast ka kërkuar mbështetjen për kandidatin Mursel Gashi.

Këtë vizitë të Veselit e ka bërë të ditur Mursel Gashi kandidat i PDK-së për kryetar, i cili në faqën e tij në facebook. ka thënë se: “Malisheva po i bashkohet Forcës së Ndryshimit. Si qendër e lirisë së vendit, që ka dhënë shumë për Kosovën, ajo meriton një qeverisje të dinjitetshme”.