Veseli mban tubime elektorale në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet, KQZ dhe PZAP heshtin

kadri-veseli-111Kryetari i Kuvendit të Kosovës i cili gjithashtu është edhe kryetar i PDK-së ka filluar mbajtjen e tubimeve publike parazgjedhore edhe pse me Ligjin për zgjedhjet dhe rregullat e KQZ-së ato  nuk lejohen të mbahen para fillimit të fushatës e cila sipas vendimit të KQZ-së fillon me 28 nëntor.

Në bazë të ligjit për zgjedhje, konkretisht kreut V që përcakton mënyrën e sjelljes së Subjekteve Politike gjatë zgjedhjeve, si  dhe rregullave të KQZ-së është e ndalur çfarëdo aktiviteti apo tubimi publik para se të fillojë fushata parazgjedhore, e cila për zgjedhjet në Drenas fillon vetëm me 28 nëntor dhe përfundon më 2 dhjetor.

Ndërsa tubimet publike me qëllim të promovimit të kandidatëve jo vetëm që nuk mund të zhvillohen para se të fillojë fushata, por në bazë të nenit 4 të Rregullës për fushatat e zgjedhjeve dhe njoftimin për tubime publike,  ato duhet të lajmërohen 72 orë përpara, ndërsa në bazë të nenit 7 dhe 9 të së njëjtës rregulle, tubimet e paautorizuara konsiderohen shkelje e këtyre dispozitave dhe pasojnë sanksionet.

Por sa vlen kjo kur vet Veseli në postimin e tij në facebook ka publikuar fotografi i përcjellë me dëshmi ku ai ka promovuar kandidatin e partisë së tij Ramiz Lladrovcin në një tubim të mbajtur dje derisa takime të ngjashme ka mbajtur edhe ditë më parë.

‘’Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua sot, vazhdojmë për t’i garantuar Drenasit perspektivë. Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën. K.V’’ Ky ishte postimi i bërë nga Veseli i përcjellë me fotografi nga ky tubim, derisa edhe Televizionet dhe mediat e shkruara kishin përcjellë këtë tubim elektoral të PDK-së.

kadri-veseli-fb

Sipas Ligjit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për ankesa dhe Parashtresa do duhej të merrnin masa të menjëhershme ndaj tubimeve të tilla me karakter fushate parazgjedhore.

baza-ligjore