Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kadri Veseli iu gjen ‘’kajde’’ pikturave me përmbajtje kombëtare të cilat i hoqi nga presioni i Listës Serbe – Malisheva Press

Kadri Veseli iu gjen ‘’kajde’’ pikturave me përmbajtje kombëtare të cilat i hoqi nga presioni i Listës Serbe

kadri veseliPër të parin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, muralet që tash e 11 vjet qëndrojnë të mbuluara në hollin e këtij institucioni nuk kanë kurrfarë vlere artistike. Bile i ka konsideruar edhe manipulime.

“Para së gjithash, përpos manipulimit i cili mundet me qenë në ato murale, art nuk ka asgjë në to. Historia mund të jetë e shenjtë, por art nuk ka asgjë në to”, ka thënë Veseli të dielën, në hapje të ekspozitës me kopjet e artefakteve arkeologjike të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Veseli, me rastin e futjes në hollin e Kuvendit të “vitrinës së Muzeut të Kosovës”, ka thënë se çështjen e muraleve që në muajin tetor kanë qëndruar të zbuluara për një javë pas mbulimit që u ishte bërë më 2004, do ta lë në dorë të ekspertëve.

Mirëpo, Veseli derisa flet për vlerat artistike nuk po i zen në gojë asnjëherë dy çështje: E para që mbulimi i pikturave ishte bërë pas kërkesës urdhërore nga Lista Srpska dhe e dyta që në Kosovë ka me dhjetëra monumente dhe krijime artistike që iu janë dedikuar dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së të cilat jo që vetëm nuk përmbajnë vlera artistike por për më tepër kanë deformuar dhe degraduar qëllimin e vërtetë dhe idealin për të cilin kanë rënë dëshmorët dhe për të cilin është luftuar me emblemën e UÇK-së.

“Do t’i ftojmë njerëzit profesionistë ta rikthejnë pjesën e trashëgimisë sonë. Le të vijnë e le ta vendosin se çfarë eksponatesh dhe çfarë pikturash do të jenë aty”, ka thënë Veseli. Muralet, në tetor të këtij viti, vetëm pesë ditë pasi opozita ua hoqi pëlhurën atyre që ishin mbuluar para 11 vjetësh me kërkesën e pakicave, kryetari Kadri Veseli i kishte zëvendësuar ato me dy piktura të tjera, që deri tani kanë qenë në zyrën e tij. “Ujëvara e Mirushës” dhe “Hyjnesha në fron” zëvendësuan “Kuvendin e Lezhës” dhe “Kuvendin e Prizrenit”.