Vërmicë: Shtylla elektrike e kalbur rrezikon nxënësit (foto/video)

shtylla2Ka muaj që kjo shtyllë në fshatin Vërmicë është kalbur, dhe atë në këmbë e mbajnë vetëm kabllot e rrymës.

Çdo ditë afër saj kalojnë nxënësit e fshatit të cilët janë tejet të rrezikuar, po ashtu të rrezikuar janë edhe shtëpitë rreth saj.

Sipas banorëve të fshatit ata kanë kërkuar disa herë nga KEDS që të ndërhyjë të rregulloj rrjetin, mirëpo kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër, si në KEDS ashtu edhe në Komunë.

Situatë e njejtë është edhe në lagjen e Ukajve, ku sipas banorëve atu janë të rrëzuara tri shtylla qe disa ditë. /MalishevaPress

shtylla4 shtylla3shtylla1