Vërmicë: Nesër bëhet spërkatja kundër rriqrave

sperkatja_rriqratDrejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njofton banorët e fshatit Vërmicë, se në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo, të enjten me 6 gusht 2015, do të bëhet dezinsektimi selektiv, kundër rriqrave. Me këtë rast lutem banorët që marrin masat preventive dhe të bëjnë kujdes të shtuar, në veçanti bletarët. Spërkatja selektive, bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë kundër EHKK.