Vendet që nuk duhet t’i lëshoni pa i parë në Kosovë

Një pushim në Kosovë? Po, të lutem! 

Natyra në Kosovë, kultura, tradita, veshja tradicionale, e më kryesorja  mikpritja e popullit shqiptar, janë disa veçanti të shtetit tonë të ri. Ne kemi përzgjedhur disa vende të Kosovës që nuk duhet asesi t’i lëshoni nëse jeni duke jetuar apo edhe në një pushim në Kosovë. Ju do te kënaqeni me pamjet  mahnitese që ka ky vend, shkruan Periskopi

1. Novobërda

Novobërda është një ndër vendet më të rëndësishtme të historisë mesjetare në Kosovë. Në këtë qytet kanë jetuar mbi 50 mijë banorë dhe këtë popullatë e kanë përbërë monatorët sakson, otomanët, kozakët, shqiptarët, sllavët dhe shumë popuj të tjerë që janë sjellur në këtë vend për të shfrytëzuar minierat e argjendit. Në mesjetë ajo ishte një metropol që ka ofruar vende pune për njerë shumë të kualifikuar në zejen e nxjerrjes dhe përpunimit të argjendit.

2. Gjeravica

Gjeravica është maja më e lartë në Kosovë të cilën secili mund ta ngjes. Ajo ofron pamje spektaklolare dhe mundësi për të notuar në disa nga liqenet më të bukura glaciale në Kosovë.

3. Via Ferrata Ari – Pejë

Ferrata është një sturukturë e metaltë shkëmbore dhe vend optimal për ata që pëlqejnë alpinizmin. Me ngjitjen e saj ju do të shijoni pamjet fantastike të grykës së Rugovës dhe qytetit të Pejës. Pas ngjitjes ju pret një ecje e lezetshme nëpër një rrugë të ngushtë me vegjitacion të bollshëm dhe shenja të shtazëve të egra. Në ngjitjen e Via Ferrata Ari-t ju do të provoni ecjen mbi urën e vetme të varur në Kosovë.

 

4. Liqenet e Mirushës

Mirusha me ujëvarën dhe liqenet e saj është një nga vendet më artaktive për turistët. Vizita e këtyre liqeneve nuk përfundon me pamjen fenomenale të liqenit të madh, ju dujhet të ngjiteni dhe të shihni tërë liqenet dhe të krijoni një imazh të plotë për Mirushën.Poashtu Mirusha njihet për faunën e saj të begatë.

5. Bjeshkët e Sharrit

Pos pamjes mbresëlënëse, Malet e Sharrit kanë një vegjitacion tejet të pasur. Pas Bjeshkëve të Nemuna ato janë malet më të larta në Kosovë.

6. Maja e Lubotenit

Majën e Lubotenit mund t’a shoh kushdo që udhëton në rrugën Prishtinë – Kaçanik. Ngjitja në këtë maje ofron një ndjesi unike dhe të paharrueshme.

 

8. Kalaja e Prizrenit

Edhe pse ky vend më shumë mund të quhet si gërmadhat e mbetura të kalasë së Prizrenit se sa një kala, është një vend që secili shqiptar duhet të vizitojë. Kjo kala ofron pamje të bukur të qytetit të Prizrenit dhe një rregullim urbanistik të qytetit të vjetër të cilin pjesa e re do ta ketë lakmi.