Vendbanimet të cilat do të mbesin pa energji elektrike sot

kek foto

Sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit të Obiliqit, Gjakovës, Vushtrrisë dhe Lipjanit. Kjo për shkak të punimeve që po bëhen nga KEDS-i.

Një pjesë e qytetit të Obiliqit dhe fshatrat Subotiqi, Mazgiti dhe Shkabaj do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, nga ora 09:00-12:00, dhe nga ora 14:00 -17:00. Kjo për shkak të montimit të konzollës në shtyllën e re, e cila është nën largerçuesin ekzistues 10kV.

 Në të njëjtat orë do të ketë shkyçje edhe në Gjakovë, ku pa furnizim me energji elektrike do të mbesin KFOR-Aeroporti, Osek Pasha, Trakaniqi, Qerimi, Lug-Bunari, Sopoti dhe Beci. Sipas KEDS-it, arsyeja e shkyçjes janë punimet në projektin “Zgjërimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2015“.

Gjysmë ore, konkretisht nga ora 11:00 deri në orën 11:30, do të ketë shkyçje edhe Lipjan, ku gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat Mirash, Cërrnillë, Babush i Muhaxherëve, Babush i Ri, Tërrn, Rubovc i Madh, Kojsk, Surqinë dhe Bablak.

Kurse, në Vushtrri nga ora 10:30-11:30, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Shkolla Policore dhe Spitali. Arsyeja e shkyçjes është realizimi i punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik. Në Vushtrri nga ora 10:00-12:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike edhe në vendbanimet TMK-1, TMK-2, Podrangjë, Doberllukë, Sllatinë, Banjskë, Pasomë, Tërllobuq dhe Smrekonicë./KosovaPress/