Vëllau i Drejtorit Bedri Bytyqi pengon hetimet për keqpërdorim (Video)

foto 2

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Sylë Hoxha ka deklaruar se ka pranuar fjalë jo të hijshme nga Sahit Bytyqi, polici hetues i krimeve ekonomike, deri sa prokuroria ishte duke përgatitur dosjen e një aktakuze.

Kështu, më 8 korrik, kryeprokurori Hoxha, thotë të ketë lajmëruar rastin në inspektoratin e Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Për shkak të praktikës së mos-deklarimit të policëve, Klan Kosova e ka kontaktuar Fadil Krasniqin, shefin e policit të akuzuar për shkelje, por ai nuk ka dashur të komentoj për rastin, pasiqë me të tashmë janë duke u marrë instanca më të larta.