Vdes punëtori i “Al Petrol”-it, nuk iu mbijetoi plagëve të djegies pas shpërthimit

Dy javë pasi pësoi djegie të shkallës së rëndë pas shpërthimit të ndodhur në bazën e rezervuarve të derivative të ”Al Petrol”, ka ndërruar jetë Sadik Thaçi, punëtor i së njëjtës kompani.

Rastin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, ndërsa theksohet se varrimi bëhet sot në ora 15.00 në varrezat e fshatit Llapushnik të komunës së Drenasit, njofton Klan Kosova.

Thaçi kishte pësuar djegie të rëndë në një sipërfaqe prej 80 për qind të trupit dhe deri më tani ka qëndruar në kujdesin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.