Vdes gjermanja Iris, që u alivanos nga dhuna policore në një protestë në Prishtinë

irisKa ndërruar jetë shtetasja gjermane, Iris Von Der Ehe.

Ajo ishte në gjendje koma që pas alivanosjes gjatë protestave të 22 tetorit të vitit 2012-të, të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Porotesta, sikurse edhe reagimi i Policisë ndaj saj ishin cilësuar nga aktorë të ndryshëm si të dhunshme.

Iris, ishte e martuar me Arben Krasniqin nga Carralluka dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Në një video të gjiruar nga TopChannel shihet momenti i dhunës së ushtruar ndaj familjes së saj dhe orvajtjet e saj për ti ndihmuar, pasi që policia e kishte arrestuar dhe po ushtronte dhunë ndaj vjehrrit të saj Skender Krasniqit dhe po ashtu arrestoi edhe burrin e saj Arbenin. Në ato momente ajo shihet të ketë rënë përtokë pa ndjenja, dhe që nga ai moment ka qenë e shtrirë në koma.

Familja Krasniqi ka hapur derën për ngushëllime në shtëpinë e tyre në hyrje të Malishevës afër varrezave të Dëshmorëve e cila që nga sot do zgjas tri ditë. /MalishevaPress