Vdes djali i komandantit të njohur të UÇK-së

Nga një operacion i rrëndë në spitalin e Turqisë nderoi jetë djali i komandantit të UÇK-së Rahim Samiut, Flamur Samiu.

Rrahim Samiu i njohur si ish – komandant Zogu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ndërroi jetë më 17 Maj të vitit 2011 në Tetovë pas një sëmundje të rëndë.

Ish – komandant Zogu është i njohur si një nga ish-luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa në vitin 2012 presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dekoroi me Urdhërin Hero i Kosovës.