Vdekje e Dyshimtë në Aeroportin e Prishtinës

Në Aeroportin e Prishtinës sot ka vdekur një person. Një person ka vdekur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për këtë vdekje e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës Florije Ahmeti- Haziraj.

Sipas Ahmeti- Hazirajt vdekja e këtij personi ka ndodhur në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm.

“Është një person pa shenja jete. Rasti është një vdekje e dyshimtë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekësia ligjore dhe po merremi me rastin” tha Florie Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

Zëdhënësja Ahmeti nuk dha detaje tjera, ndërsa bëri të ditur se mjekësia ligjore do ta konstatojë arsyen e vdekjes.