Vazhdon takimi PAN-AKR, Lista Serbe ka kërkesa të mëdha

Takimi i koalicionit PAN-AKR dhe minoritetet, po vazhdon akoma në hotelin e presidentit të AKR’së, Behgjet Pacollit. Aty po diskutohen çështjet e fundit rreth ndarjeve të posteve, mirëpo duket se gjërat nuk po shkojnë aq lehtë.

Siç mësohet, problem është bërë Lista Serbe, e cila ka kërkesa të mëdha në këmbim të votave të plota të saj, shkruan gazetametro.net.

Nga raportimet e mëhershme, është thënë se Listës Serbe i janë ndarë si poste ministrore, mirëpo duket se për partinë që tashmë dihet se merr direktiva nga Beogradi, nuk janë të mjaftueshme. Mësohet se ata po kërkojnë edhe një ministri, duke e çuar kështu në tri numrin e ministrive që do të udhëhiqeshin nga serbët.

Mosmarrëveshja qëndron tek Ministria e Bujqësisë, në të cilën po insistojnë Lista Serbe, por se me marrëveshjen e PAN’it me AKR’në, kjo ministri i është ndarë partisë së Pacollit.

Ndërkohë, takimi po vazhdon akoma në hotel ‘Sëiss Diamond’, dhe asnjë nga aktorët politikë nuk po pranon të flas publikisht për diskutimet që po ndodhin aty.

Ndryshe, krijimit të institucioneve iu hapi rrugë marrëveshje e PAN’it me AKR’në, mirëpo duket se pengesa e fundit do të jetë ndarja e posteve, ku Lista Serbe ka vendosur kushte të mëdha./gazetametro.net