Vazhdon sondazhi: Çuditërisht prinë Hoti

sondazhiNë sondazhin e bërë online nga portali MalishevaPress/ në pyetjen drejtuar qytetarëve të Komunës së Malishevës, se “kush duhet të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, nga radhët e partisë NISMA?” Deri sot kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kur edhe do të përfundoj sondazhi për kandidatët e kësaj partie, çuditërisht në përqindje prinë Enver Hoti 41%, që njëherit është deputet i kësaj partie, duke lënë pas Avdi Morinen me 36% dhe të tjerët me përqindje më të ulët. Vlen të theksohet se në këtë sondazh kryetari aktual i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka marr vetëm 8% të votave të qytetarëve, duke u radhitur i katërti në mesin e 5 kandidatëve potencial. Kujtojmë se deri me tani kanë votuar 8438, qytetarë të cilët janë ndjekës të faqes sonë.

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët se sondazhi do të vazhdoj edhe me kandidatët potencial të subjekteve tjera politike, të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Malishevës.