Vazhdon kolonizimi i veriut: Vetëm sivjet Serbia ka ndërtuar 100 banesa

veriu_mitroviceDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ua ka dorëzuar çelësat e 24 banesave familjeve serbe në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të Mitrovicës, të ndërtuara me mjetet e Qeverisë së Serbisë. Vlera e investimeve të këtyre dy ndërtesave me nga 12 banesa është 60 milionë euro.

“Dua që me krenari të them se Qeveria e Serbisë bashkërisht me Komunën e Mitrovicës në 12 muajt e kaluar ka ndërtuar 100 banesa për njerëz që jetojnë në Kosovë e Metohi, këtu në Mitrovicë, para se gjithash, për çifte të rinjsh me fëmijë“, tha Gjuriq, duke shtuar se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të jetë prezente në këto hapësira “duke punuar për fuqizimin e kualitetit të jetesës, krijimin e kushteve më të mira për mbetjen dhe qëndrimin e serbëve në Kosovë e Metohi”.
Gjuriq shtoi se investimet e Qeverisë së Serbisë në Mitrovicë nuk janë të rastësishme. “Mitrovica e Kosovës është për serbët e Kosovës qytet me rëndësi strategjik, një mjedis i madh urban, që është ruajtur nga dëbimi dhe dhuna që nga vitit 1999