Vazhdon keqtrajtimi ndaj Grupit të Kumanovës, gardianët ua marrin edhe ushqimin që u sjellin familjarët

rasti_kumanovaShumica e pjestëraëve të Grupit të Kumanovës janë sëmurë këtyre ditëve, njoftojnë për gazetën Lajm familjarë të tyre. Ata thonë se kjo është pasojë e mungesës së ngohjes, e cila nuk lëshohet thuajse asnjë orë brenda ditës, kurse veshmbathjet e siguruara me shumë vështirësi kanë mbetur në Shutkë gjatë transferimit tyre në burgun e Prilepit dhe atë Ohrit. dhe vetë avokatët mbrojtës kanë konfirmuar se sjellja e tillë e gardianëve ka lënë pa rroba të mjaftueshme në temperatura të ulëta shumë të akuzuar nga grupi i Kumanovës.

“Gjërat elementare që duhet ti ketë një burg nuk i ka burgu i shturës, luftë të madhe bëhet me ftohtin siç kemi informata nxehja burg është një orë brenda ditës ku është problem për qëndruar dhe si pasoje ë kemi ftohjen e ose sëmurjen e klientëve tanë “, ka shtuar avokati tjetër Mefail Arsllani.

Të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave në burgun e Shkutës poashtu ankohen se gardianët e burgut ua marrin dhe ushqimet që u sjellin familjarët. Avokati Naser Raufi vlerëson se bëhet fjalë për hajni ordinere nga ana e gardianëve.

“Në këtë burg ankohen disa nga të akuzuarit se një pjesë dërmues e produkteve që ju dërgojnë familjet a posaçërisht gardëroba nuk u jepet dhe punohet për një hajni nga na e gardianeve dhe strukturave të ndryshme të burgjeve”., u shpreh avokati, Naser Rau. Përfaqësuesit e burgut të Shutkës nuk u përgjigjen këtyre akuzave pavarësisht tentimeve të televizionit Alsat. Drejtori dhe zëvendës drejtori premtuan se do të përgjigjen gjatë ditëve të ardhshme. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të zhvillohet me 23 dhjetor kur pritet që të publikohen edhe bisedat e përgjuara nga pala e akuzës gjatë periudhën kur grupi i Kumanovës është futur në Maqedoni.