Vazhdon faza e dezinsektimit kundër rriqrave në Shkozë, Janqisht, Guncat dhe Gajrak

dezinsektimi foto

Njoftohen banorët e fshatit Shkozë dhe fshatit Janqisht, se të shtunën më 18 qershor 2016, do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave. Po ashtu lidhur me procesin e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave, njoftohen edhe banorët e fshatit Guncat dhe Gajrakë që në këto dy fshatra dezinsektimi do të bëhet  të dielën me 19 qershor 2016. Kujtojmë se procesi i dezinsektimit kundër rriqrave po bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe për parandalimin e etheve hemoragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast njoftohen të gjithë bletarët e këtyre fshatrave që të bëjnë kujdes të shtuar për bletët e tyre, sidomos gjatë kohës së dezinsektimit.