Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Vazhdon “burrëria qeveritare” – nga 67 zv/ministra, vetëm 4 gra – Malisheva Press

Vazhdon “burrëria qeveritare” – nga 67 zv/ministra, vetëm 4 gra

“Oda e Burrave” kështu është quajtur nga ditët e para kur ka filluar punën “Qeveria Haradinaj” e kështu po dëshmohet në vazhdimësi.

Përveç që katër partnerët e koalicionit PDK, AAK, Nisma e AKR nuk i besuan më shumë së 4 vende në ekzekutiv grave, tani po vazhdojnë ta krijojnë edhe “armatën e burrave” në nivel të zëvendësministrave, duke mos respektuar as minimumin e garantuar të kuotës gjinore, por vetëm formalisht me një përqindje minimalë të grave, shkruan Infokusi.com

Nga 67 zëvendësministra sa janë emëruar deri më tani, vetëm 4 poste janë të ndara për gratë. Burrat përbejnë shumicën dërmuese me 94 % derisa gratë përfaqësohen me vetëm 4%.

Ashtu sic tashmë dihet nga numri i madh i zëvendësministrave të emëruar në “Qeverinë Haradinaj”, vetëm katër prej tyre janë gra. Këto katër gra, jo vetëm që janë shumë pak në numër, por zëvendësministret e emëruara madje as nuk përmendën që janë pjesë e këtyre posteve, e për më shumë është vështirë edhe që ti evidentosh ato.

Aktualisht nga 21 Ministritë e Kosovës, të cilat e bëjnë Kosovën të cilësohet si vendi më i vogël me numrin më të madh të ministrive në rajon e më gjerë, janë të emëruara dy gra zëvendësministre shqiptare dhe dy të tjera nga komunitetet pakicë.

“Janë dy gra zëvendësministre nga komunitetet jo shumicë dhe dy shqiptare”, bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit

Bëhet fjalë për Burbuqe Bakia-Deva e cila është e emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rejhan Vuniqi në Ministrinë Punëve të Jashtme, Vesna Mikiq nga Ministria e Drejtësisë, si dhe një zëvendësministre tjetër nga një komuniteti joshumicë në Kosovë, që përkundër përpjekjeve identiteti i saj nuk është bërë i ditur.

LIGJI Nr. 05/L -020, “Ligji për barazi Gjinore”, në mbështetje të nenit 2 pika 8 përcakton se secili organ drejtues dhe institucione të tjera në Kosovë, duhet të sigurojnë përfshirje të barabartë për secilën gjini.

“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.”

Pavarësisht kësaj Qeveria aktuale nuk po arrin të koordinoj siç duhet detyrat dhe përgjegjësit nëpër postet ministrore në përputhje me këtë ligj.

Vend nëpër këto poste mund të zënë 63 zëvendësministra burra, e kaluara e disa prej  të cilëve dyshohet për keqpërdorime me pozitë të njëjtë sa kishin mbajtur më herët, por jo edhe gra, përfshirja e të cilave është gjithnjë e mangët.

Përndryshe në mesin e këtyre 64 zëvendësministrave burra, ka të tillë që për ta është thënë shpesh dhe dëshmuar, që arritja e tyre nëpër poste të tilla, është bërë pa qenë kompetentë dhe pa qenë meritor për postin.

Rrjedha aspak e mirë e Qeverisë së kaluar është kritikuar aq shumë në mospërfshirje të barabartë të grave dhe burrave nëpër poste të tilla, sa krijonte përshtypjen se Qeveria e ardhshme do ta bënte Kosovën një vend të barabartë mes burrave dhe grave.

Megjithatë Qeveria e Kosovës, serish mbetet një vend, që nuk i siguron qytetarëve të saj një vend të barabartë, dhe për më tepër nuk e zbaton ligjin e Republikës së Kosovës.

Ditë më parë sociologia, Sibel Halimi në një deklaratë për Portalin Infokusi, lidhur me mospërfshirjen e barabartë të grave dhe burrave në jetën politike, ka vlerësuar se “Qeveria Haradinaj”, ka kontribuuar me ndarje të thellë gjinore, duke mos lënë në dispozicion më shumë vende për gratë.

“Pavarësisht ndjeshmërisë që shfaqi, Haradinaj nuk arritur ta sfidoi veten dhe Qeverinë që drejton ai, duke lënë në dispozicion më shumë vende për gratë.  I la vetëm dy gra, simbolikisht sa për ta eliminuar nga formulimi i çdoditshëm Qeveri një gjinore. Megjithatë, ky veprim është tregues për vështirësinë e përfshirjes së grave në jetën publike, sa nga barrierat që i vendosë shoqëria në përgjithësi, po aq nga fryma maskuliniste e misogjiniste e politikanëve në Kosovë”, ka vlerësuar Halimi.

Kosova si shteti më i ri në rajon, i cili po pretendon të bëhet pjesë e BE-së, ka ende punë për të bërë, për t’iu afruar vendeve të cilat kanë dëshmuar një jetë të barabartë, të hapur dhe liberale për qytetaret e tyre./Infokusi.com