Vazhdojnë reagimet qytetare ndaj deklaratës skandaloze të Limajt: Edhe PDK del me reagim ndaj ofendimit të Limajt (deklarata)

Ditë më pare kryetari Nismës Fatmir Limaj ka përdorur fjalë aspak të mira ndaj një kategorie ee cila në Malishevës numëron hiq më pak se 850 familje. Pra, ndaj rasteve sociale. Ky deklarim I Limajt ka krijuar një reagim të gjerë qytetarë ku kanë reaguar edhe subjekte politike.

Partia Demokratike Kosovës dega në Malishevë gjithashtu ka shprehur reagimin e saj ndaj ofendimit të Fatmir Limajt ndaj qytetarëve të Malishevës.

Në reagimin e tyre thuhet se kohë më pare ishte vet Begaj që kishte fyer qytetarët e Malishevës duke u thënë se e kanë hajninë në gjene derisa tash Limaj po i fyen kategorinë më të ndjeshme duke i quajtur si qytetarë që hanë fara dhe nuk dojnë me punu.

 

Ja reagimi i plotë i PDK-së

Ne si Parti Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë i shohim si të papranueshme ofendimet e njëpasnjëshme të zyrtarëve të partisë NISMA, ndaj qytetarëve të Malishevës dhe të Kosovës.
S’ka pak kohë që kryetari Ragip Begaj i kishte ofenduar të gjithë shqiptarët duke i quajtur hajna, duke i’u thënë “Në gjene e kanë hajninë”.
Tash lideri i NISMA–s e ofendon kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, atë të asistencës sociale, duke i quajtur “njerëz që hajnë fara dhe nuk dojnë me punu”…po ashtu i njëjti në një fjalim të tij i kishte barazuar të shkolluarin me të pashkolluarin, si të njëjtë intelektualisht! 
Tashmë qytetarët po e shohin mirë se kujt ia besuan qeverisjen mandatin e kaluar. Qytetari trajtohet si objekt, makineri e votës.