Vajza nga Malisheva, bën ‘cover’ këngën ‘Despacito’ (VIDEO)

Kënga “Despacito” është bërë hit në gjithë botën. Videoja zyrtare në “Youtube” i ka tejkaluar 1,9 miliardë shikime. Ka shumë njerëz që e kanë bërë “cover” këtë këngë, një prej tyre është edhe vajza me zërin e veçantë nga Malisheva.

Bëhet fjalë për Greta Thaçin nga Mirusha e Malishevës, e cila këngën “Despacito” e ka sjellur si “cover” në gjuhën shqipe, raporto Malisheva Magazine.

Greta gjithashtu i ka bërë edhe spot këngës dhe e ka publikuar në platformën “Youtube”,  ku edhe ka marrë pëlqime e komente të shumta pozitive.

Në vazhdim ju sjellim dy versionet, në gjuhen shqipe te Greta Thaçit si dhe origjinalen e Luis Fonsit në bashkëpunim me Daddy Yankee. /Malisheva Magazine