Ushtari i NATO-s, e kujton Drenasin (Foto)

foto 3Kanadezi Stephen Palmer, sot është veteran i ushtrisë, por vite më parë ai ishte pjesë e NATO-s në Kosovë.

Palmer , ishte pjesë e ushtrisë kanadeze, menjëherë pas luftës kishte shërbyer në rajonin e Drenicës në qytetin e Drenasit, i cili ishte një nga qytetet më të shkatërruara nga lufta.

Lidhja që ka krijuar me këtë qytet duket të jetë e fortë, pasi edhe pas kaq shumë vitesh ai e kujton përmes fotografive që i publikon në profilin e tij në rrjetet sociale.

Një foto të tillë ai e ka publikuar edhe këto ditë në facebook, ku shihet tabela e komunikacionit e cila tregon orjentimin mes Gllogovcit (tani Drenas) dhe Prishtinës.