Ura më e frikshme në botë: E ndërtuar në 2.154 metra lartësi, nga e cila çdo vit vdesin nga 100 persona (Foto)

foto-4Një video e publikuar së fundmi do t’ua ngrij gjakun në vena, pasi në të shfaqen turistët duke ecur në urën më të frikshme në botë e cila është e ndërtuar në malin Hua në Kinë.

Ura e ndërtuar nga dërrasat e gjëra vetëm një metër, është e vendosur në një lartësi marramendëse prej 2.154 metra.

Fotografitë e publikuara, tregojnë turistët duke ecur mbi urën që është cilësuar si më e frikshmja në botë. Besohet se kjo urë ishte ndërtuar 700 vite më parë nga murgjit e dinastisë Yuan.

Por sot kjo urë tërheq mijëra turistë nga e mbarë bota, edhe pse brenda vitit vdesin mbi 100 turistë, pasi që nuk ka pajisje të sigurisë që do të mbronte ata nga më e keqja.